
Copyright © PBD -



Gjashtë kompani prezentuan në Panairin AgroKos, nga 21 deri më 24 Tetor 2009 në qendrën
e sportit “Rinia” në Prishtinë. Kjo iniciativë u fascilitua nga AZHPB, me përkrahje
nga USAID/PPES programi. Ky ishte edicioni i 9-
120 m2 të hapësirës ekspozuese me infrastrukturë të kompletuar, në qendër të sallës kryesore janë marrë me qera për kompanitë tona. Trajnime përgaditore për pjesëmarrje në panaire janë mbajtur për kompanitë tona ekspozuese. I tërë materiali promovues është dizajnuar dhe shtypur paraprakisht.
Dy qumështore nga Presheva “Doda” dhe “Fontana”, një procesues qumështi nga Sjenica “Turkoviq”, “Moravka” – kompani ushqimi nga Leskovci, “Nutriko” një kompani që merret me prodhim të ushqimit të kafshëve nga Vranja dhe “Bivoda” prodhues i ujit mineral nga Bujanoci, ekspozuan prodhimet e tyre në këtë panair, duke i mundësuar kompanive të tyre të krijojnë kontakte të reja dhe të hyjnë ose të forcojnë pozicionin e tyre në tregun e Kosovës.