
Copyright © PBD -



Nga 11 deri më 14 nëntor 2009 në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë, Institucioni i
Panairit në cilësinë e nikoqirit të panairit, në objektin e saj organizoi Panairi
e 59-
Agjencioni për Zhvillim të Preshevës dhe Bujanocit, në mbeshtetje të USAID/PPES programit, ka asistuar pjesëmarrjen e kompanive nga Serbia e jugut, si ekspozues në Panairin e Shkupit. Një qumështore nga Surdulica “Veliçkoviq”, dy procesues të mishit nga Leskovci “Marinkoviq”dhe “Srbija”, një kompani prodhuese e ushqimeve nga Leskovci “Moravka”, kompania nga Vranja që merret me prodhimin e ushqimit për kafshë “Nutriko”, “Bivoda” prodhues i ujit mineral nga Bujanoci, “Kondiva” kompani e ëmbëlsirave dhe çokollatave nga Bujanoci, si dhe Oda Ekonomike e Leskovcit me rreth dhjetë prodhues të vegjël nga regjioni, kanë prezentuar tregun ushqimor të Serbisë në këtë ngjarje.
Këta shtatë ekspozues kryesor dhe Oda Ekonomike e Leskovcit, kanë qenë të pozicionuara në sallën kryesore të panairit, në qendër të saj, me sipërfaqe prej rreth 150 m², tetë stenda të kompletuara plotësisht, paraprakisht me dy trajnime rreth pjesëmarrjes në panaire dhe me material promovues të kompletuar grupor dhe individual, kompanitë tona krijuan kontakte me partner potencial nga regjioni.